Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Ervin Bixhin, 26-vjeçarin i cili shkaktoi aksidentin ku humbi jetën një 28-vjeçare që ndodhej pasagjere në automjetin e tij. Aksidenti ndodhi në 5 janar, në zonën e Laprakës dhe sipas policisë 26 vjeçari nga Tirana po drejtonte mjetin e tij nën ndikimin e alkoolit kur është përplasur me një tjetër automjet.



