Thaçi: Të hënën në Hagë për të dëshmuar për akuzat (VIDEO)

Thaçi: Të hënën në Hagë për të dëshmuar për akuzat (VIDEO)

Ditën e hënë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të udhëtojë drejt Hagës ku do të pyetet për akt-akuzat e bërë për krime lufte. Lajmin e ka dhënë vetë presidenti me anë të një shënimi në rrjetin sociale ‘facebook’. Thaçi i thotë popullit të Kosovës se ashtu si shumë bashkëluftëtarë të tjerë të UÇK-së do të përballet me akuzat me dinjitet, ndërsa thotë se në këtë momente është e nevojshme të jenë të bashkuar.

“Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës,

Në këto dy dekadat e fundit shumë pjesëtarë të UÇK-së u ballafaquan me drejtësinë ndërkombëtare të UNMIK-ut, Tribunalit të Hagës për Ish-Jugosllavi, EULEX-it dhe me drejtësinë vendore.

Kosova, edhe pse viktimë, bashkëpunoi me organet e drejtësisë për trajtimin e pretendimeve për krime lufte. Në këto dy vitet e fundit shumë ish-bashkëluftëtarë janë intervistuar nga Dhomat e Specializuara, brenda dhe jashtë vendit.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Më lejoni të ndaj me ju se të hënën do të udhëtoj për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar.

Deri sa bashkëluftëtarët e mi dhe unë do të përballemi me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare, ju ftoj që të bashkuar t’i përballojmë sfidat me të cilat po përballet vendi.

Uniteti qytetar, bashkëjetesa ndëretnike, stabiliteti institucional dhe besimi në institucione janë të domosdoshme që Kosova ta jetësojë vizionin që të jetë pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe të ruajë miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ju faleminderit për përkrahjen tuaj!

Zoti e bekoftë Kosovën!”-shkruan Thaçi.

Për shkak të akt-akuzave të ngritura nga Zyra e Prokurorit Special Thaçi më hert anuloi edhe një takim të caktuar për t’u zhvilluar me 27 qershor në Washington, ku së bashku me të parin e Serbisë ishin thirrur nga Amerika. Në deklaratat e tij të mëparshme Thaçi tha se nuk është rastësi që këto akt-akuza u ngritën pikërisht përpara këtij momenti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy