Mediat greke reagojnë për ekspozitën çame në Presidencë: Meta bën vizita në ekspozita provokuese (VIDEO)

Mediat greke reagojnë për ekspozitën çame në Presidencë: Meta bën vizita në ekspozita provokuese (VIDEO)

Një ekspozitë kushtuar Çamërisë, e ekspozuar në kangjellat rrethuese të institucionit të presidencës, ka zgjuar reagime në Greqinë fqinje.

Duke qenë se presidenti Ilir Meta ishte pjesë e kësaj ekspozite, ku fokusi ishin disa foto të ekspozuara nga shoqata çame, solli reagime shumë ta forta nga mediat greke, të cilat e cilësuan veprimin e Presidentit, si provokues.

Mediat si “Protothema” dhe “Himara.gr” shkruajnë se Meta bëri xhiro në një ekspozitë me foto të pavërteta, ku sipas tyre tregohej pushtimi i territoreve shqiptare nga Greqia.

“Provokues, Ilir Meta u orientua mes hartave dhe fotove që flasin gjoja për pushtimin e territoreve shqiptare nga Greqia” thuhet në shkrimin e “Protothema”.

Sipas mediave greke, gjërat kanë shkuar më tej teksa ambasada greke në Tiranë ka zhvilluar edhe një protestë në lidhje me këtë rast dhe kërkojnë një shpjegim të menjëhershme nga zyra e presidentit Ilir Meta, lidhur me ekspozitën dhe pjesëmarrjen e tij.

“Fotot, të cilat janë postuar në gardhin e jashtëm të pallatit presidencial shqiptar, shoqërohen me akuza ndaj vendit tonë për “gjenocidin e Çamërisë”, si dhe me harta që tregojnë pjesën më të madhe të Greqisë si “territore të pushtuara shqiptare”, shkruajnë mediat greke.

Ndërkohë lidhur me këtë çështje, nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga presidenca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy