Si ndodhi vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Nga xhirimi i gomave, qethja pranë lokalit ku ndodhi krimi dhe fishkëllima

Si ndodhi vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Nga xhirimi i gomave, qethja pranë lokalit ku ndodhi krimi dhe fishkëllima

Zbulohen detaje të reja të cilat rindërtojnë skenën se si ndodhi vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit.

Nga dosja hetimore mësohet se disa ditë para se të ndodhte krimi, autori i dyshuar Enedio Guri 14 vjeç ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat dhe është larguar. 

Ditën e ngjarjes viktima së bashku me një shok kanë shkuar në fshatin Pirg për tu qethur në berberanë në afërsi të lokalit ku ndodhi vrasja. 

Ata kanë parë autorin duke kaluar me makinë dhe i kanë fishkëllyer me qëllim për tu sqaruar. 

Ai ka ndaluar ka dalë nga makina dhe kanë nisur në debatojnë ndërkohë që ka nxjerrë thikën.  

Viktima në këto kushte ka marrë një karrige nga oborri i lokalit për tu vetëmbrojtur duke e vendosur përpara trupit por teksa bënte hapa pas është penguar dhe autori në atë moment e ka goditur me thikë. 

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy