Specialistja e IGJEUM, Anira Gjoni, informon se dita e sotme do të ketë kushte të favorshme të motit, i cili do të jetë i kthjellët dhe të qëndrueshëm.
Në një lidhje për MCN Live, Gjoni deklaroi se duke nisur nga mesnata e sotme dhe ditën e nesërme rikthehen reshjet në formë shiu dhe dëbore në gjithë territorin, ku problematikë do të ketë në qarqet Shkodër dhe Lezhë ku moti do të jetë kryesisht me shtrëngata.
Në pjesën tjetër të vendit do të ketë reshje mesatare, ku problematike situata paraqitet qarqet e verilindjes.
Reshjet do të jenë në formën e dëborës, të martën dhe të mërkurën, të enjten kemi ndërprerje të tyre dhe të premten, kemi rikthimin e tyre sërish në fundjavë.
Gjatë ditës së nesërme problematike do jetë era, e cila do të jetë mesatare deri e fortë.
Gjatë ditës së sotme ngricat kanë qenë prezent, temperaturat do jenë të ulëta, nga e marta dhe në vazhdim, do ketë rritje graduale të temperatura.
Verilindja dhe juglindja janë mbuluar me dëborë edhe nesër pritet rikthimi i dëborës, ku problematike situata do të jetë në qarqet e Kukësit dhe Dibrës dhe më pak në juglindje.
Ditën e sotme në zonat bregdetare temperaturat shënuan 2-12 gradë celcius, në zonat e ulëta -2 deri në 10 gradë dhe në zonat malore -8 deri në 4 gradë.



