Votim elektronik në 3 bashki/ Çaka: Kosto të larta, që projekti të implementohet në të gjithë vendin (VIDEO)

Votim elektronik në 3 bashki/ Çaka: Kosto të larta, që projekti të implementohet në të gjithë vendin (VIDEO)

 Anëtari i Komisionit Rregullator në KQZ, Dritan Caka në një lidhje skype me MCNLive ka komentuar lidhur me projektin e votimit elektronik që do të zbatohet në tre bashki, Vorë, Elbasan dhe Kamëz.

Ai tha se kostot e larta nuk mundësojnë që ky votim elektronik të realizohet në të gjithë vendin. Sipas tij, zgjedhjet lokale nuk pritet të kenë probleme me teknologjinë, ndërsa bëri me dije se kanë nisur nhga puna e trajnimitdhe rekrtutimit për stafin që do menaxhojnë këto pajisje.

Kodi zgjedhor ka përcaktuar një kod deri te 10% që të bëhet pilotimi. Kishim parashikuar që votimin elektronik ta bënim në 6 bashki, por duke qenë se kostot janë të larta dhe fondi i akorduar nga qeveria, është vendosur që të bëhet në dy bashki të vogla dhe Elbasan. Rreth 750 pajisje votimi do i shtrohet atyre 64 që sot i ka KQZ. Në një qendër votimi duhet të ekzistojnë 2 dhoma të fshehta. Duke pasur parasysh ndarjen e qendrave të votimit që kanë bashki të ndryshme është menduar dhe vlerësuar që të jenë dy bashki relativisht më të vogla ajo e Vorës dhe Kamzës. Në kushtet që jemi dhe duke pasur një fond të limituar u mendua që të ishte një bashki e madhe dhe dy të vogla. Para se të dilte fondi ishte dhe Durrësi në diskutim, por duke qenë se ka më shumë qendra votimi dhe numri e pajisjeve u mendua për këto tre bashki.

Më tej ai shtoi se testimi po bëhet vetëm në bashki kryesore për shkak se dhe vetë kodi dhe procesi është pilotim se si do të shkojë ky proces.

Kemi zgjedhur dy bashki afër Tiranës, por duke qenë një teknologji e re është menduar që pilotimi të bëhet sa më afër kryeqytetit ku implementimi i qytetarit me teknologjinë të jetë dhe më i madh. Aktualisht ky është propozimi për këto 3 bashki, i mjaftueshëm për të dhënë një kampion që mbase në zgjedhjet e përgjithshme të 2025 të shtohen dhe më shumë. Duke pasur parasysh dhe mundësitë financiare dhe koston e lartë, gati 2 mld lekë kostoja vetëm për dy bashkitë e shtuara prandaj kërkon një kosto shumë të madhe nëse implementimet në të gjithë vendin. Mendoj se këto zgjedhje sa i përket identifikimit ne e dimë që ai është 100% në territorin e Shqipërisë, por në 2021 ka pasur disa probleme por jam i bindur se nuk do hasim problematika të tilla në këto zgjedhje me identifikimin biometrik. Në këto zgjedhje jam i bindur se nuk do të ketë probleme me teknologjinë, përveç rasteve siç janë ndonjë bllokim. Kemi nisur që tani trajnimin dhe rekrutimin e stafit që do menaxhojnë këto pajisje.

I petur se çfarë standardesh do të na ofrohen, Çaka u shpreh se nga pikëpamja formale, ligji apo aktet nënligjore janë të përcaktuara saktë dhe nuk mund të ketë cedime sepse sipas tij, nëse do të ketë do jenë nga institucionet e tjera që sjellin informacionet.

Ne jemi në fazën që pa u paraqitur emrat e kandidatëve dhe pa u dorëzuar formularët e dekriminalizmit është e pamundur që të fillojmë nga puna. Është ende e paditur se cilët do kandidojnë dhe problemi është se gjithmonë partitë politike zgjedhin atë ditën e fundit para zgjedhjeve për të dorëzuar listën e kandidatëve. Por është mirë ti ndajnë më përpara se cilët do jenë kandidatët që dhe KQZ të ketë kohën e mjaftueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy