Bushati: Nuk më rruhet mua për Belerin, por për Edi Ramën që për egon e tij shkallmon çdo institucion të vendit

Bushati: Nuk më rruhet mua për Belerin, por për Edi Ramën që për egon e tij shkallmon çdo institucion të vendit

Gazetari Andi Bushati, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, teksa diskutoi për bllokadën e Greqisë ndaj Shqipërisë, për nisjen e negociatave për pesë kapitujt e parë, për shkak të çështjes së Fredi Belerit, tha se në këtë vend është shkalluar çdo ligj dhe institucion.

Bushati tha se nuk i intereson për Belerin por por për Edi Ramën që për egon e tij shkallmon çdo institucion të vendit.

 Që Beleri të rrijë në burg, se dikur ka bërë krim në Peshkëpi apo ka shkelur flamurin, është gjëja më e rrezikshme që kam dëgjuar. Me logjikën që sapo dëgjova nga Tani, unë duhet të dal në studio dhe të mbrojë që duhet bërë procedurë e rregullt për Berishën? Kë atë të 21 janarit? Po futeni edhe për Partizanin. Po pse për Like floririn? Po futeni ore brenda atë. Kjo ndodhi, a duam të hapin proces sërish për Peshkëpinë? Të bëjnë çfarë të duan.

Kemi një njeri që policia e ka paguar për shtatë raste të tjera, futjesh kriminelësh në burg dhe e përdori për rastin e tetë. Ne kemi shkallmuar çdo ligj dhe institucion sepse ka njerëz që duan të dalin dhe të bëjnë striptizëm me flamur kombëtar. Këto patriotizma.

Nuk më rruhet fare për Belerin, por më rruhet që kemi një njeri, që për egon e tij shkallmon çdo institucion të këtij vendi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy