
Më shumë se 5 milion persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit në Britaninë e Madhe raporton ‘The Guardian’.
Sipas shifrave të qeverisë deri më datën 2 prill, numri i njerëzve që morën dozat e dyta ka tejkaluar shifrën e 5.2 milionëve, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të imunizimeve në më shumë se 36 milion.
“Ne kemi arritur një tjetër moment historik në programin tonë të vaksinimit, me mbi pesë milionë njerëz të vaksinuar me nga dy doza”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson.
“Unë i nxis të gjithë njerëzit t’i marrin dozat e dyta, sa më shpejt që të jetë e mundur”,- deklaroi ai.
Britani e Madhe ka regjistruar 4.3 milionë raste si pasojë e COVID-19 si dhe 127 mijë viktima, bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.



