Gjermania dhe Franca, bashkë përsëri

Gjermania dhe Franca, bashkë përsëri

Franca, Italia dhe Gjermania po përgatisin një seri masash që kanë për qëllim të ndalojnë përdorimin e kriptomonedhës së Facebook-ut në Europë. Këtë e la të kuptohet dje ministri francez, Bruno Le Maire, i cili renditi disa ndikime negative që Libra mund të ketë në Europë. Ministri francez i Ekonomisë përmendi "disa iniciativa" që do të bëhen publike së shpejti dhe që janë dakordësuar edhe me homologun gjerman, Olaf Scholz, dhe atë italian, Roberto Gualtieri. Objektivi është "të bëhet e qartë se Libra nuk është e mirëpritur në Europë, pasi është në lojë sovraniteti ynë", siç deklaroi Le Maire në prag të mbledhjes së FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington. Ministri gjerman, Olaf Scholz, e mbështet këtë ide, duke u shprehur "shumë skeptik" për Libra-n. "Jam kundër instalimit të një monedhe të tillë botërore sepse kjo është detyrë e shteteve demokratike", ka komentuar ai. G7, grupi i 7 vendeve më të industrializuara (Gjermani, Kanada, SHBA, France, Britani, Itali dhe Japoni) kishin rënë dakord tashmë se kushti sine qua non për lançimin e kriptomonedhave të qëndrueshme, si Libra, ishte hartimi i një kuadri ligjor. Nga ana e tyre, ministrat e Financave të G20-s kërkuan "vlerësimin" dhe adresimin e "rreziqeve që mund të paraqesin monedhat e qëndrueshme dixhitale" përpara se ato të lançohen për përdorim.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy