Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë u mblodhën sot, të thirrura nga kryetari Sokol Sadushi, për të rishqyrtuar vendimin unifikues të vitit 2011 mbi masën e sigurisë “arrest në burg” dhe kohëzgjatjen e saj teksa prej muajsh po diskutohet për numrin e lartë të paraburgimeve në vend.
Analisti Andi Bushati, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, argumentoi se ky debat po zhvillohet pikërisht tani për arsye politike.
Sot në GJL diskutohej, që jo vetëm të thuhet që ky përbën rrezik, por të arsyetosh pse ky nuk duhet të marrë një masë më të lehtë, pse nuk duhet ti vënë atë te kavilja, arrest në shtëpi, e me rradhë.
Unë them që një njeri i dyshuar më mirë të jetë i lirë se në burg. Cilido të jetë shqetësimi i opozitës, qëllimi perfid i Ramës, fakti që kjo çështje po diskutohet është një e mirë publike.
Duhet të mësohemi, që njerëzit nuk shkojnë në burg kot, se një prokuror merr rolin e Zotit dhe thotë për dyshimet e mia, në burg! Kjo duhet të mbarojë.
Fakti pse po bëhet tani? Po jap një përgjigje hipotetike: sepse politika kërkon të lirojë njerëzit e vet nga ‘arresti me burg’.
Edhe sikur qëllimi të jetë i keq, rezultati mund të jetë i mirë.
Edhe sikur qëllimi të jetë i keq, rezultati mund të jetë i mirë, më mirë Balluku që meriton burgun, të jetë e lirë, dhe shumë të tjerët të përfitojnë dhe të mos shkojnë në burg nga ky lloj



