Zgjedhjet 2021 në Kosovë/ LDK mblidhet sot për të caktuar kandidatin për kryeministër

Zgjedhjet 2021 në Kosovë/ LDK mblidhet sot për të caktuar kandidatin për kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka dalë me emrin e kandidatit për kryeministër.

Për këtë, kryetari i partisë Isa Mustafa do të mbledhë sot Kryesinë nga ora 14:00.

Mustafa në mbledhjen e fundit që mbajti Kryesia ka thënë se ka disa emra që po shqyrtohen për kandidatë, por sot pritet të merret vendimi.

Tre emrat që janë përfolur si të mundshëm për të fituar besimin e Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së si kandidat për kryeministër, janë Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Kujtim Shala.

Megjithatë as emri i Avdullah Hotit nuk përjashtohet si emër i mundshëm për pozitën e shefit të ekzekutivit.

Deri tani, Enver Hoxhaj i PDK’së ka zyrtarizuar kandidaturën për kryeministër.  Lëvizja Vetëvendosje pritet që me Albin Kurtin t’i futet kësaj gare zgjedhore.

NISMA me shumë gjasë do të garojë bashkë me PDK’në në një koalicion parazgjedhor, meqë Fatmir Limaj ka thënë se po e presin ofertën nga Enver Hoxhaj.

Vjosa Osmani me shumë gjasë do të kandidojë bashkë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy