Një bombë që pa pasur nevojë të shpërthejë e ka kthyer në fantazmë Brindizin. Në qytetin bregdetar në anën tjetër të Adriatikut shtëpitë dhe rrugët janë boshatisur, është pezulluar transporti publik dhe fluturimet ajrore.
Plot 54 mijë njerëz janë evakuuar nga zona e kuqe, një operacion ky që ka nisur në mëngjes herët me qëllim çaktivizimin e një bombe të gjetur më 2 nëntor në një kantier të hapur në kineamnë Andromeda, në lagjen Bozzano.
E prodhuar në Britani, me një peshë afërsisht 227 kg, me gjatësi 1 metër dhe 40 kg tritol në përbërje, kjo bombë i përket vitit 1941.
Operacioni për çaktivizimin e saj zgjati përgjatë orëve të paradites, ndërsa sirena e orës 13:30 njoftoi se gjithçka ishte e sigurt.
Shifrat
Evakuimi i 54 000 njerëzve ishte ndodhta më i madhi në histori. Pesëmbëdhjetë ushtarë të xhenios janë angazhuar për të neutralizuar pajisjen.
Njëzet ekipe zjarrfikësish u shpërndanë në një rreze 450 metra larg vendit, më shumë se 1000 oficerë policie në total dhe rreth 250 vullnetarë të mbrojtjes civile u angazhuan në terren.
Qyteti u monitorua nga lart nga Forcat Ajrore me katër dronë, ndërsa 54 patrulla policie patrulluan rrugët për të parandaluar vjedhjet.



