
Shtohen dyshimet se kokaina e kapur në Maminas ka lidhje me organizatën që trafikonte drogën nga Kolumbia në Spanjë, nën drejtimin e shqiptarëve. Mediat spanjolle shkruajnë se pas sekuestrimit të kokainës në kontenierin e Arbi Garden, DEA amerikan zhvendosi hetimet në Spanjë, ku u zbulua rrjeti i trafikantëve shqiptarë.



