Gazetari Xhevahir Zhabina tha në studion e MCN Live se DASH në raportin e saj thotë se zgjatja e proceseve gjyqësore si pasojë e vettingut ka minuar besimin e qytetarëve tek sistemi i drejtësisë.
Duke vijuar më tej se, Zhabina tha se sistemi i ri i drejtësisë është shumë më tepër sesa SPAK.
Sa i takon probleme me gjyqësorin, dy ishin pikat. Nuk e kam lexuar raportin e vitit që kaloi, poR në këtë raport kam gjetur fjalët ‘minoi besimin e qytetarëve tek sistemi i drejtësisë’. Minimin e besimit të qytetarëve nuk e kishte as korrupsioni, por zgjatja e proceseve që kanë ardhur si pasojë e vetting-ut dhe problemeve të tjera të sistemit të drejtësisë. Nuk e kam parë në asnjë raport tjetër që DASH të thotë që zgjatja e proceseve gjyqësore ka minuar besimin e qytetarëve te sistemi i drejtësisë.
Sistemi i drejtësisë nuk u ngrit vetëm për të krijuar SPAK, sistemi i drejtësisë është më tepër sesa SPAK. Sistemi i drejtësisë është që ai qytetar që ka 18 vjet që pret të marrë pensionin, ta marrë brenda afateve. Kjo është më e rëndësishme sesa të diskutojmë për korrupsionin.
Nëse fokusohemi dhe themi se sistemi i drejtësisë është SPAK nuk kemi thënë asgjë, nëse e marrim makro dhe themi që sistemi i drejtësisë nuk funksionin atëherë mendoj se kjo është më e rëndësishme se pasarelat që shohim tek dera e SPAK. SPAK ka bërë mirë që e ka përmendur. Shqetësuese në këtë raport është korrupsioni, ndikimi që ka politike tek drejtësia. Fokusi është tek kontratat publike.
A u mor në mbrojtje Xhaçka nga qeveria apo jo? Këtu do të shihet roli i trajnerit. Se të mos dërgosh në Gjykata Kushtetuese një çështje që Gjykata Kushtetuese ka thënë ma sillni ta shqyrtoj kjo është dukshëm ndikim politik.



