
Inteligjenca artificiale mund të na ndihmojë të zbulojmë se nga çfarë sëmundjesh do të prekemi vetëm me një skanim të retinës së syrit.
Pikërisht aty fshihet informacioni mbi rreziqet e disa sëmundjeve mes të cilave edhe diabeti.
Ky është rezultati i një studimi të Universitetit të Vjenës, publikuar në revistën “Ophtalmology”.
Për studimin janë marrë në analizë 1200 pacientë, sytë e të cilëve janë analizuar me tomografi të koherencës optike, një teknikë që bën të mundur imazhin tredimensional të retinës.
Sipas autorëve të studimit, nga ky skanim mund të dallohen fare qartë shenjat e edemës makulare, një komplikacion i diabetit që çon në verbëri apo edhe plakja makulare, një prej patologjive që prek sidomos të moshuarit.
Për të marrë këtë lloj informacioni mjafton një algoritëm që analizon imazhet e syve të pacientëve.
Studimi e çon një hap përpara kërkimin e Schmidt-Erfurth, i cili kishte provuar se një algoritëm i tillë mund të jepte informacione si presioni i gjakut i pacientit, mosha dhe duhanpirja. / ANSA /



