
Avokati Genti Rumano deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se edhe pse ka kaluar gati një dekadë, pjesa ligjore sa i përket dhunës në familje nuk ka qenë eficente.
Duke vijuar logjikën e tij, Rumano tha se rastet e dhunës dhe krimeve në familje fillimisht duhen parë si problem social dhe së dyti duhet të punohet për të parandaluar raste të tilla.
Rumano propozoi ngritjen e një strukture të re brenda departamentit të Policisë që të merret vetëm me këto çështje.
Tashmë e ka kaluar dekadën pjesa ligjore sa i përket dhunës familje dhe s’ka qenë eficente. Problemi i parë është social. Ne si shoqëri kemi pasur reagim të dobët, i shikojmë, por nuk reagojmë. E dyta duhet të ngrihet një strukturë e re vetëm për problematikat e kësaj natyre. Policia edhe pse në dukje ka bërë detyrën. Ngjarjet kanë ndodhur dhe do ndodhin. Ka ardhur duke u rënduar situata. Para dy vitesh, bashkëshorti vrau, gruan. Nuk mjaftojnë dënimet e ashpra, duhet të jemi tek pjesa parandaluese. Raste të tilla duhet të ngjiten në zanafillë.
Duke u nisur që nga familja, duke marrë parasysh se çfarë personi ke përballë, me dëshirë ka krijuar një marrëdhënie. Unë si familje do e kisha ndaluar kur të mësoja se ky person nuk është i duhuri për të pasur marrëdhënie. E dyta tek parandalimi, duhet të ngrihet një strukturë e re që merret me këto problematika një departament i ri në polici. Duhet të merret me ndjekjen e këtyre proceseve. Brenda strukturës duhet të ketë ekspertë. një person ideal nuk mund të ideonte këtë lloj masakre siç bëri Hutra.
Duhet ta riorganizojmë tërësisht punën e tyre organet. Nuk duhet të vijë deklarimi në polici dhe policia ta përcjellë në Gjykatë. Pason përgjegjësinë nga vetja e vet. Gjykata e merr çështjen dhe në 99% do e pranojë kërkesën për urdhër mbrojtje. të njëjtën gjë bën dhe prokuroria. Për njerëz që nuk janë të përgjegjshëm si Dan Hutra, nuk solli asgjë.
Nuk mund të themi që të burgosurit nuk rehabilitohen, Dan Hutra nuk u rehabilitua.



