Zjarret në Amazonë/ Brazili refuzon ndihmën 22 milionëshe të vendeve të G7 (VIDEO)

Zjarret në Amazonë/ Brazili refuzon ndihmën 22 milionëshe të vendeve të G7 (VIDEO)

Qeveria braziliane njoftoi se do të refuzojë një ofertë ndihme nga vendet e G7 për të mbështetur aktivitetet e fikjes së zjarreve në vendet e Amazonës, njoftoi BBC. 

Zyrtarët brazilianë nuk dhanë ndonjë arsye pse po e refuzojnë ndihmën prej 22 milionë dollarësh, por presidenti Jair Bolsonaro akuzoi Francën se po e trajtonte Brazilin si një koloni të sajën.

Ministri brazilian i Mbrojtjes tha se zjarret në Amazona nuk janë jashtë kontrollit. Fernando Azevedo e Silva tha se 44,000 ushtarë janë në terren duke luftuar zjarrin.

Duke komentuar ndihmën e vendeve të G7-s, shefi i shtabit të Bosonaro, Onyx Lorenzoni, tha se ato të ardhura mund të shfrytëzohen në Evropë. Ai theksoi se se Brazili mund të mësojë çdo vend se si të mbrojë pyjet.

Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA vendosën të japin një ndihmë urgjente prej 22 milionë dollarësh për të mbështetur vendet e Amazonës në aktivitetet e fikjes së zjarreve.

Presidenti francez Macron tha që fondet do të viheshin në dispozicion menjëherë – kryesisht për të paguar më shumë aeroplanë zjarrfikës – dhe se Franca gjithashtu do të “ofronte mbështetje konkrete ushtarake në rajon”.

Këtij financimi, ata thanë se do i shtohet një tjetër financimi “afat mesëm për planin e ripyllëzimit të Amazonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy