Berberi shqiptar që kujdeset për Kombëtaren e Zvicrës: Të kurosh imazhin e Xhakës, Shaqirit e 12 lojtarëve, ndjenjë e veçantë. Më lanë dhe bakshish

Berberi shqiptar që kujdeset për Kombëtaren e Zvicrës: Të kurosh imazhin e Xhakës, Shaqirit e 12 lojtarëve, ndjenjë e veçantë. Më lanë dhe bakshish

Të ushtrosh profesionin e berberit në një vend si Zvicra, flet shumë por kur të jesh berber i Kombëtares së Zvicrës është fat.

 

Drupal Ad

 

 

 

Fatos Haxhia nga Kosova, prej vitesh jeton në Zvicër dhe merret me këtë profesion.

Ai këtë kampionat evropian, ishte dy herë në hotelet ku qëndronin lojtarët e Zvicrën dhe u preu flokëve lojtareve Granti Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe të 12 futbollistëve të tjerë të kombëtares.

Për të kjo, ishte një ndjenë e veçantë.

Ua kam prere dy herë flokët gjatë këtij evropiani, Xhakës, Shaqirit, Jasharit dhe të 12 lojtarëve të tjerë.

Kam shkuar në hotelin ku ata ishin, fillimisht në Shtutgard, pastaj në San Gallen në Zvicër, para ndeshjeve që do luanin.

Është më rendësi që të ndjehesh mirë me flokë të stiluar kur luan, sepse aty të ndjekin miliona shikues.

Të dy shqiptarët janë shumë të dashur, të pa komplikuar dhe janë sjellë shumë mirë me mua. Kemi fol për gjërat e përditshme, kemi folur më shumë shqip sesa gjermanisht, dhe bilës Xhaka para ndeshjes, më shprehu bindjen e tij se me 100% do ta mundin Italinë.

Fatosi, thotë se tarifa e prerjes së flokëve për futbollistët e Kombëtares zvicerane ishte e njëjtë si rëndom për çdo klient. Por ai pranon se ka marrë edhe bakshish nga ta.

Pagesa ime është fikse, kam kërkuar për prerjen e flokëve të tyre, të njëjtën tarifë siç e bej edhe te lokali im, nga 50-80 frank.

Kuptohet më kanë lënë edhe bakshishe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy