Nuri: Vendimi i Kushtetueses për Veliaj, goditje politike ndaj Ramës (VIDEO)

Nuri: Vendimi i Kushtetueses për Veliaj, goditje politike ndaj Ramës (VIDEO)

Avokati Franc Nuri thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetueses i njoftuar një ditë më parë për Erion Veliaj, është haptazi një goditje politike edhe ndaj Edi Ramës në betejën që Rama-Veliaj dhe faktorë të tjerë brenda Partisë Socialiste kanë dhe do kenë për çështje të ndryshme.

 

Nga studio e “MCN Live”, ai sqaroi se vendimi i Kushtetueses nuk ka lidhje me fajësinë ose jo të zotit Veliaj.

 

Çështja në Gjykatën Kushtetuese kishte lidhje me vendimin e Këshillit Bashkiak dhe më pas të Këshillit të Ministrave të firmosur nga Rama ishte i ligjshëm ose jo. 

 

Kësaj iu bashkëngjit dhe Presidenti i tij i cili me dekretin për zgjedhjet ka shpërdoruar detyrën dhe këshilltarët e kanë këshilluar keq, duke dekretuar zgjedhjet pa pritur vendimin e Kushtetueses, duke dekretuar zgjedhjet në Tiranë. 

 

Zoti Veliaj është ende në detyrë, shkarkimi i tij është anuluar totalisht dhe nuk do të ketë zgjedhje për momentin në Tiranë. 

 

Në një moment të dytë Këshilli i Ministrave mund ta shkarkojë nëse provohet një shkelje e rëndë ë Kushtetutës. 

 

Gjykata Kushtetuese tha dje se nuk mund të shkarkohet një kryebashkiak thjesht për mungesë tre muaj në punë. 

 

Veliaj mund të ketë ndonjë reagim se mund të ndihet i rikthyer në detyrë dhe të tregojë dhëmbët dhe mund të tërheqë ndonjë delegim dhe të japë ndonjë delegim tjetër, nëse ndodh kjo, përplasjet mund të jenë më të forta dhe Rama ta shkarkojë para 2027. 

 

Mund të japë dhe dorëheqjen, mund të dënohet me formë të prerë brenda një viti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy