Komisioni i Ligjeve dhe ai i Veprimtarisë Prodhuese lënë pezull nismën e deputetit Braçe për pajisjen me certifikatë pronësie të përdoruesve të tokave bujqësore të ish ndërmarrjeve bujqësore. Ata i lanë afat qeverisë që ti përfshijë nismat në ligjin e ri për pronat dhe ta prezantojë brenda nëntorit.



