Vlorë, policia sekuestron 1.3 ton kanabis dhe gomonen, por jo trafikantët

Vlorë, policia sekuestron 1.3 ton kanabis dhe gomonen, por jo trafikantët

Vetëm pak orë pasi qeveria shpalli një plan masash në luftën kundër kanabisit, një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekuestruar nga policia.

Në aksin rrugor Triport-Zvërnec, blutë e qytetit të Vlorës, pas informacioneve të marra në rrugë operative, ndaluan dy makina të cilat transportonin kanabis në peshën 1323 kg.  

Por sapo kanë ndjerë praninë e policisë, personat kanë braktisur automjetet dhe duke përfituar nga errësira janë larguar duke ju fshehur efektivëve.

Një prej makinave fuoristradë me targë AA 991 RA tërhiqte edhe një mjet lundrues me të cilin trafikantët do të bënin të mundur transportimin e kanabisit drejt shtetit fqinj Italisë, përmes detit.

Gomonia ishte me tre motorë "Mërkuri" 350 KF secili.

Ndërkohë, droga ishte e fshehur në makinën e dytë, tip Furgon me targë AA 822 DE. Kanabisi ishte ndarë në 52 paketime me mbështjellje plastike dhe 10 çanta sportive.

Policia e Vlorës vijojnë hetimet dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve me qëllim vendosjen e tyre para përgjegjësisë penale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy