
Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Kosovë, ndaloj në Prizren për të takuar qytetarët nga Shqipëria, të zhvendosur nga tërmeti në zonat e prekura, e që janë strehuar në Kampin e Inovacionit. Presidenti Meta u takua me shqiptarët që ju shkatërruan banesat nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kreu i shtetit bashkëbisedoi me ta për tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin në normalitet. Gjithashtu kreu i shtetit u takua dhe falenderoi vullnetarët që po shërbejnë në Kampin e Inovacionit në Prizren. Në fjalën e tij, kreu i shtetit vlerësoi rolin e shtetit të Kosovës në përballimin e situatës në Shqipëri. Ai shprehu mirënjohje për drejtuesit e pushtetit vendor në Prizren që kanë përballur situatën me qytetarët e larguar nga zonat e prekura nga tërmeti.
“Falenderoj Komunën e Prizrenit dhe kryetarin e saj z.Mytaher Haskuka për përkujdesjen e ngrohtë dhe vëllazërore, në veçanti vullnetarët që shërbejnë me dashuri, pa u lodhur”, shkruan Meta në rrjete sociale.



