Deputeti i PD-së i bën thirrje protestuesve të mos qëllojnë në drejtim të policisë (VIDEO)

Deputeti i PD-së i bën thirrje protestuesve të mos qëllojnë në drejtim të policisë (VIDEO)

Në protestën sotme të opozitës pati një tensionim të situatës pasi qytetarët hodhën në drejtim të policisë lëndë plasëse dhe flakadanë dhe më pas u munduan që të çanin kordonin policorë për të depërtuar në drejtim të hyrjes së Kuvendit.

Nga ana tjetër, forcat e rendit për të shpërndarë turmën kanë hedhur gaz duke i detyruar këta të fundit që të zbrapsen.

Por ky veprim i policisë duke se i ka irrituar protestuesit që kërkojnë t'u kundërpërgjigjen duke i gjuajtur me sende të forta.

Këta protestues janë ndalur nga deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili shpeshherë i është drejtuar protestuesve që të qetësohen dhe mos të hedhin sende të forta në drejtim të forcave të rendit.

Në videon e siguruar nga Tema Tv, deputeti demokrat dëgjohet kur u thërret protestuesve dhe disa djemve që të mos qëllojnë dhe shpeshherë është munduar të qetësojë situatën e tensionuar.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy