Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës ku u ekzekutua me snajaper 22-vjecari Gëzim Sinomataj.
Ai shprehet se i riu nuk ka asnjë të shkuar kriminale dhe se në Belgjikë ku jetonte kryente studimet. Sipas Hoxhës, vrasja e të riut ka ardhur vetëm për arsye të mbiemrit që ai mbante për shkak se babai i tij është një person i njohur në botën e krimit si pjesëtar i grupit të Gaxhajt.
Padyshim është ngjarja më e keqe e mundshme që sinifikon dhe nivelin e krimit të organizuar për këtë vit të ri që sapo nisëm. Është mafie tipike mafioze që duket se ka një organizim të strukturuar, një ngjarje me kosto të lartë që nga mënyra e organizmit, mjetet e përdorura dhe objektivi që kishin. Pasojat e kësaj ngjarje sapo kanë rindezur në Vlorë i cili për disa vjet e kthyen Vlorën duke kulmuar me ngjarje rresht njëra pas tjetrës dhe kjo betejë çoj në një numër të madh të rrëmbyer, të torturuar dhe të zhdukur.
Më tej ai shtoi se kjo ngjarje mund ti shërbejë SPAK për t’ju kthyer ngjarjeve të ndodhura në vitin 2016, 2017, 2018, ngjarje që kulmuan me vrasjen e Edison Arizajt dhe duket sikur u stopua.
Ekzekutimi i 22-vjeçarit është djali i Sokol Sinomatit, dhe i biri është vrarë vetëm për shkak të mbiemrit. Sokol Sinomati ka qenë në atë kohë pjesëtar i bandës së Gaxhajt dhe vetë ai në atë kohë ka qenë më i vogël se i biri, ka qenë rival i Zanit. Ngjarja në atë kohë ka qenë sulmi ndaj komisariatit në Vlorë dhe u vra aty një polic. Me kalimin e viteve grupi u copëzua dhe Sokoli u largua nga Shqipëria, u arrestua dhe e u ekstradua u lirua, u arrestua sërisht në belgjikë.
Gëzimi është rritur me një baba më shumë i dënuar dhe me një mama të divorcuar, vetë ai ndiqte studimet e larta në Belgjikë dhe nuk ka të shkuar kriminale dhe mban emrin e xhaxhait që ju vra në 1997. Para 1 muaj ka qenë në Shqipëri se i vdiq gjyshja dhe erdhi përsëri tani për vitin e ri. Babai i tij nesër do jetë në varrim dhe drejtoria e burgjeve ka marrë masa që Sokol Sinomataj të jetë në varrimin e të birit. 22- vjeçari e ka humbur jetën për shkak të mbiemrit. Nuk kanë pasur mënyrë tjetër dhe mënyra e ekzekutimit është gjetur kjo.
Konflikti ku është i përfshirë babai i viktimës dhe grupit tjetër është konflikt i madh në Vlorë dhe ka sjellë shumë pasoja prandaj them se SPAK ka rastin të hetojë rrëmbimin e Albano Xhaferraj, Ervis Troqes që janë rrëmbyer të sapo ardhur nga Belgjika dhe nuk janë gjetur ende. Situata në Vlorë dukej sikur ishte qetësuar pas ekzekutimit të Edison Arizaj, para dy vitesh patëm një tentativë tjetër por ishte më tepër një dërgim mesazhi ndaj familjes Sinomataj. Ekzekutimi në këtë formë do të thotë se aty s’do të ketë rregulla nëse nuk do ketë ndërhyrje të fortë për ta parandaluar këtë. Financimi i një atentati të tillë vjen nga paratë e narkotrafikut.



