Ditët e fundit, gjatë takimeve të kandidatëve për kryetar të LSI-së me strukturat në qendër dhe rrethe, kandidatët Shezai Rrokaj dhe Përparim Spahiu kanë folur rreth mundësisë së daljes së partisë si e vetme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kreu u grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në një intervistë për “Orën”, thotë se është e drejta e kandidatëve të kenë këndvështrimet e tyre, por Meta ka një qajse tjetër.
“Është në të drejtën e kandidatëve të kenë këndvështrimet e tyre për këtë çështje. Për shkak edhe të rolit të jashtëzakonshëm të kryetarit të LSI-s, zt.Meta, kam parë që ai ka një qasje tjetër. Qasja më korrekte nga të gjithë; cili është raporti i shëndetshëm i LSI-së me të ardhmen e vendit?! Kjo është kryesorja dhe ky është thelbi i ekzistencës sonë politike. Cili është ai rezultat i LSI-së që ndihmon për një qeverisje më të mirë dhe në funksion të saj shikojmë rritjen e LSI-së”, u shpreh Vasili.



