Durrësi po përjeton një sezon të mirë veror turistik për këtë vit.
Për operatorin turistik, Blerim Norjan 2022 mund të konsiderohet më i mirë se ai i vitit 2019 i konsideruar si një nga më të suksesshmit për Shqipërinë.
Pavarësisht rritjes së çmimeve, operatori thotë se kjo nuk ka dekurajuar turistët dhe pritet që fluksi të vijojë deri në fund të shtatorit.
Sa i përket turistëve të huaj, Norja flet për një shtim të turistëve italianë e belgë, por surprizë për të janë spanjollët.
Ndryshe nga Jugu, situata në brigjet e Adriatikut duket më e kontrolluar sa i përket si rritjes së çmimeve ashtu dhe braktisjes nga turistët.



