Kim Jong-un sfidon Amerikën dhe Covid-in me një paradë ushtarake

Kim Jong-un sfidon Amerikën dhe Covid-in me një paradë ushtarake

Kim Jong-un tregon “muskujt” dhe sfidon Covid dhe Amerikën në të njëjtën kohë, tre javë para zgjedhjeve presidenciale të SHBA. Parada e madhe ushtarake në Penian për 75-vjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve ishte një mundësi për të ekspozuar "armët e reja strategjike" të njoftuara nga udhëheqësi i Koresë së Veriut muaj më parë dhe për të riafirmuar një lloj imuniteti të vendit ndaj pandemisë së koronavirusit, që gjithsesi, mbetet për t’u verifikuar.

Në një transportues me 11 akse u shfaq një raketë gjigante ICBM, një armë që një nga analistët më të famshëm të çështjeve të Koresë së Veriut, Ankit Panda, e quajti "raketa më e madhe e lëvizshme që është parë ndonjëherë". Ndërsa Harry Kazianis, i institutit konservator amerikan Qendra për Interesin Kombëtar, tha se raketa është "shumë më e madhe dhe dukshëm më e fuqishme se çdo gjë tjetër në arsenalin e Koresë së Veriut".

Mijëra ushtarë të maskuar parakaluan në sheshin e madh Kim Il-sung para agimit ndërsa lideri Kim Jong-un, i qeshur, me një kostum gri me prerje perëndimore, përshëndetej, merrte lule nga fëmijët dhe bënte shaka me gjeneralët e tij. "Asnjë person i vetëm" në Korenë e Veriut nuk është infektuar tha ai. Koreja e Veriut në janar mbylli kufijtë për të parandaluar hyrjen e infeksionit.

Nuk ka pasur asnjë referencë të qartë për Trump por parada, e para në dy vjet, tre javë para zgjedhjeve presidenciale të SHBA, së bashku me ekspozitën e super raketave të reja duket si demonstrim force.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy