Pallati me kate shtesë në Tiranë shkon për verifikim, Çuçi: Çdo metër pa leje do i kthehet popullit

Pallati me kate shtesë në Tiranë shkon për verifikim, Çuçi: Çdo metër pa leje do i kthehet popullit

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u ndal mesditën e sotme në një pallat në Tiranë ku janë konstatuar kate shtesë.

Ai tha se kjo nuk është një fushatë mediatike apo demagogji por një operacion ligjzbatimi i guximtarëve që i bazojnë aventurat e tyre mbi sistemin e pjesës së vjetër të drejtësisë që kur u vijnë dosje nga njerëz të kamur për evazion fiskal dhe krime të tjera e shohin si mundësi për të pasuruar xhepat e tyre.

Policia, IKMT, ka kusuret e veta, po sikur drejtësia të kishte bërë sa policia apo IKMT, sot do të kishim rezultate shumë më të mira nga sa kemi sot.

Në këto vite, kemi arritur ta ulim 10-fish numrin e sipërfaqeve të ndërtuara pa leje në Shqipëri. Ky subjekt është një subjekt që jo vetëm ka kate pa leje, por ka ndryshim skandaloz të projektit nga ai i miratuar më parë.

Nga sot, mbasi të mbarojnë verifikimet e plota për sipërfaqet dhe shtesat pa leje, do i nënshtrohet ligjit dhe çdo metër katrorë pa leje do i kthehet publikut dhe popullit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy