Dëbora zbardh zonat malore në Elbasan, aksi Librazhd-Sebisht qarkullohet vetëm me zinxhirë (VIDEO)

Dëbora zbardh zonat malore në Elbasan, aksi Librazhd-Sebisht qarkullohet vetëm me zinxhirë (VIDEO)

Reshje dëbore janë regjistruar që prej orëve të mesditës  së djeshme në zonat malore të qarkut Elbasan, pas rënies së ndjeshme të temperaturave. 

Sipas Zyrës së Emergjencave Civile pranë Prefekturës Elbasan, situata paraqitet nën kontroll, megjithatë reshjet kanë sjellë vështirësi në qarkullim dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.

Trashësia e dëborës në aksin rrugor Librazhd- Fushë-Studen- Sebisht ka arritur deri në 8 cm dhe lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë. 

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes gjatë qarkullimit në këtë segment malor, ndërsa njësitë e mirëmbajtjes janë në terren për të siguruar kalueshmërinë e rrugës.

Ndërkohë, në pjesën tjetër të qarkut, rrugët rurale dhe nacionale janë të hapura dhe të kalueshme, pa probleme të theksuara.

Probleme janë raportuar edhe në furnizimin me energji elektrike. Një pjesë e qytetit të Cërrikut ka mbetur pa energji për shkak të dëmtimit të fidrit të Banjës. Po ashtu, ndërprerje janë shënuar në Njësinë Administrative Lunik në Librazhd dhe në fshatin Godolesh të Labinot-Fushës.

Ekipet e OSHEE ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në zonat e prekura.

Autoritetet vendore vijojnë monitorimin e situatës në kohë reale, ndërsa qytetarëve u bëhet apel për kujdes të shtuar, sidomos gjatë lëvizjes në zonat e thella malore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy