Paketa antishpifje/ OSBE: AMA nuk mund të zëvendësojë sistemin gjyqësor në Shqipëri, plotësoni standartet ndërkombëtare

Paketa antishpifje/ OSBE: AMA nuk mund të zëvendësojë sistemin gjyqësor në Shqipëri, plotësoni standartet ndërkombëtare

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias Harlem Désir ka publikuar një raport shqyrtues në lidhje me ligjin e qeverisë Rama, i kritikuar hapur dhe në shumicë nga përfaqësuesit e medias si një draft që kërkon të vërë diktatin e qeverisë mbi median shqiptare.

Përfaqësuesi ligjor ka vënë në dukje se projektligji do duhet të respektojë standardet ndërkombëtare për lirinë e medias dhe se ka ende nevojë për përmirësime në draft.

“Është e nevojshme që legjislacioni i ardhshëm të respektojë standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së për lirinë e shprehjes dhe që të mos ndikojë negativisht në lirinë e medias në vend… e vlerësoj bashkëpunimin konstruktiv me autoritetet që çuan në përmirësime të shumta… Megjithatë, ende nevojiten përmirësime të mëtejshme të ligjit”, thuhet në raport.

Desir shton më tutje se Autoriteti i Medis Audiovizive nuk mund të zëvendësojë gjykatën për çështje të lirisë së shprehjes dhe se bllokimi apo pezullimi i botimeve në internet (siç parashikon drafti në disa raste) është një masë ekstreme e shtetit kundrejt lirisë së shprehjes dhe mund të pranohet vetëm për raste të shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut apo parimeve demokratike.

“Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), rregullatori i mediave audio-vizuale nuk duhet të jetë zëvendësim i gjyqësorit të pavarur apo mekanizmave të duhur vetërregullues për çështjet e lirisë së shprehjes.

Përfaqësuesi vuri në dukje se kompetencat e AMA-s lidhur me “bllokimin e përkohshëm / kufizimin e aksesit në internet” mund të zbatohen vetëm në tre rastet e qarta të përcaktuara në ligj: pornografia e fëmijëve; inkurajimin e akteve terroriste; dhe shkeljet e sigurisë kombëtare dhe kur masat e tilla konsiderohen si të nevojshme dhe proporcionale, duke marrë parasysh ekzistencën e një rreziku të afërt”, shkruan Desir.

Zyra ime është e gatshme të vazhdojë të japë ndihmë për këtë ligj të rëndësishëm. Është me rëndësi të madhe që procesi i konsultimit publik të jetë i hapur dhe gjithëpërfshirës për të gjithë profesionistët e medias, organizatat e gazetarëve dhe aktorët e tjerë relevantë vendas dhe ndërkombëtarë të medias”, thuhet në raport.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy