Vesa Luma, një ndër këngëtaret më të suksesshme të skenës shqiptare sot feston ditëlindjen.
Vesa sot mbush 30 vjeç, ndërsa në këtë ditë të shënuar për të, ajo ka marrë një dedikim mjaft romantik nga bashkëshorti i saj Big Basta.
'Gjysma ime me e mire ka ditelindjen. Te pakta janë fjalët për të përshkruar ndjenjën që kam për ty që nga momenti i parë kur u njohëm, dhe sidomos tani që më ke dhënë një shpirt tjetër si fryt i dashurisë sonë! Nuk ka njeri më perfekt dhe më human në shpirt sesa ti zemra ime, që ccdo ditë më surprizon dhe më ngroh zemrën me sjelljen tënde prej nëne, gruaje, shoqe dhe motre. Jam i lumtur që jam i joti dhe që sot të dua më shumë se dje, dhe nesër do të të dua më shumë se sot! Me vjen keq që nuk jam me ty dhe Lian sot, por me mendje dhe shpirt jam aty! Gëzuar ditëlindjen jeta lalit! U bëfsh më shumë vite se emri yt!



