Kim takon prokurorët e SPAK: Fund mënyrave të vjetra të pandëshkueshmërisë

Kim takon prokurorët e SPAK: Fund mënyrave të vjetra të pandëshkueshmërisë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Ishte nder të ftoja prokurorët e SPAK-ut në Shtëpinë Ryerson.

Shprehim falënderime dhe respekt për këta prokurorë të jashtëzakonshëm, për guximin dhe profesionalizmin e tyre në përballjen me korrupsionin dhe krimin e organizuar gjatë këtyre tre viteve.

Tani është koha të shtohen këto përpjekje dhe t’u jepet fund mënyrave të vjetra të pandëshkueshmërisë.

Në mesazhin e saj ambasadorja thotë se SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se askush, sado i pasur apo i fuqishëm, nuk është mbi ligjin.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort reformën në drejtësi, përfshirë SPAK-un, sepse ne duam një aleat që është i fortë, i sigurt dhe i begatë dhe sepse ne besojmë - siç besojnë edhe shqiptarët - që Shqipëria e ka vendin në BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy