Topalli: Lëvizja tektonike ka habitur të majtë e të djathtë. Koncepti i Bashës që partia është pronë e tij- sjellje “staliniste”

Topalli: Lëvizja tektonike ka habitur të majtë e të djathtë. Koncepti i Bashës që partia është pronë e tij- sjellje “staliniste”

Zhvillimet e orëve të fundit në PD, për ish-nënkryetaren e PD-së, Jozefina Topallin, janë të vonuara.

Në studion e lajmeve në MCN TV, Topalli ka thënë se kjo lëvizje tektonike ka shkundur të gjithë dhe ka habitur të majtë e te djathtë dhe si e tillë përgjegjësinë e ka personi që partinë sipas saj e konsideroj si pronë të tij.

“Ngjarje e paprecedentë ishte ajo e datës 11, kur të gjithë mbushën stadiumin siç nuk ka ndodhur më parë, në tre dekadat e fundit me një vullnet kaq të fortë, për ti thënë stop një periudhe degradimi të partisë për ta kthyer në ditët më të mira.

Për mua ishte lëvizja e vonuar, e rëndësishme se lëvizja ishte tektonike, ka shkundur të gjithë, ka habitur të majte e të djathtë brenda dhe jashtë kufijve të vendit, në thelbin e saj është demokracia, kurse produkt i saj është shkarkimi i Bashës.

Sipas Topallit, përgjegjësi kryesor është njeriu që sipas saj, ka dështuar për gjithë këto vite, duke minuar demokracinë brenda një partie, e cila vetëm emrin kishte PD, por i mungonte demokracia brenda saj.

“Unë mendoj se përgjegjësinë kryesore më të madhe e ka personi i cili thjesht ka dështuar për faktin se ka minuar një demokraci brenda PD, duke i hequr thelbin, demokracinë brenda saj, dhe së dyti, shiti atë për interesa personale e pasurore. Në thelb është mea-culpa, sic thotë Berisha, pore dhe një angazhim për ta rikthyer PD në pati demokratike, sepse mbante vetëm emrin dhe nuk kishte demokratiken.

Parashikohet rikthimi i votës, i forumeve, edhe pastaj kthimi ne një opozitë reale, sepse duhet sjellë qeverisjen që është alternativë e saj.  

Sipas Topallit, sjellja e Bashës është një sjellje “staliniste”, dhe koncepti i tij se PD është pronë e ti, siç janë vula, brava, e selia e partisë, janë mëse qesharake

“Unë jam dakord që shumica e shqiptarëve nuk e kuptojnë këtë situatë, një njeri që është shkarkuar nga mbështetësit e tij, por nga njëra anë, një shfaqje qesharake e e tij, një sjellje “staliniste”, koncepti i tij që partinë e konsideron si bravë apo vulë, është qesharake. Përjashtimi që i bën ish-kolegëve të tij, është thelbi i qenies si individ, është dështim, kurse në rrafshin njerëzor është për të pasur kujdes, sepse është në gjendje të bëj çdo gjë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy