Shantazh familjes së Schumacher, ish-truproja kërkon 15 milionë euro për të mos përhapur foto dhe video të tij nga spitali

Shantazh familjes së Schumacher, ish-truproja kërkon 15 milionë euro për të mos përhapur foto dhe video të tij nga spitali

Ish-truproja i Michael Schumacher dyshohet se ka tentuar të shantazhojë familjen e ish-kamionit të Formula 1 duke i kërkuar rreth 15 milionë euro për të mos përhapur foto dhe video tij, i cili po mjekohet që nga viti 2013 pas një aksidenti tragjik në ski.

Siç raporton Daily Mail, duke cituar mediat gjermane, ish-truproja Markus Fritsche bëri një plan për të zhvatur para nga familja Schumacher me të cilën kishte punuar për 18 muaj.

I besuari i gruas së Schumacher, Corinna, 53-vjeçari Fritsche ishte nga të paktët që kishte akses në dhomën e ish-kampionit të Ferrarit, por kur kuptoi se së shpejti do të pushohej nga puna, hartoi një plan shantazhi.

Sipas prokurorëve në Gjermani, Fritsche iu drejtua mikut të tij haker Yilmaz Tozturkan dhe vodhi rreth 1500 imazhe, 200 video dhe shënime të gjera personale mjekësore mbi Schumacher për t’i përhapur në internet.

Pjesa më e madhe e këtij materiali super të ndjeshëm thuhet se përmbahet në katër disqe USB dhe dy disqe që Fritsche i mori nga vila e Schumacher, më pas iu afrua familjes dhe kërcënoi se do ta përhapte këtë material në rrjetin e errët nëse ata nuk paguanin shpërblim.

Detajet se si Fritsche, së bashku me bashkëpunëtorin Tozturkan dhe djalin e tij Daniel Lins, 30 vjeç, realizuan komplotin e supozuar do të zbulohen muajin e ardhshëm kur të fillojë gjyqi i tyre në Wuppertal, Gjermani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy