Zelensky, Erdogan dhe Guterres takohen nesër në Lviv, në fokus gruri dhe Zaporizhzhia

Zelensky, Erdogan dhe Guterres takohen nesër në Lviv, në fokus gruri dhe Zaporizhzhia

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të fluturojë nesër për në qytetin ukrainas të Lviv ku do të takohet me Presidentin ukrainas Volodimir Zelensky dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres. 

Gjatë takimit do të diskutohet edhe situata e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, nën kontrollin rus, por funksional falë punës së teknikëve ukrainas. 

OKB-ja këmbëngul për dërgimin e inspektorëve nga agjencia Aiea, përmes kryeqytetit ukrainas Kiev, por Moska nuk ka garantuar sigurinë e kalimit të inspektorëve përmes territorit ukrainas. 

Më vonë Guterres dhe Erdogan do të udhëtojnë për në Stamboll, ku do të vizitojnë Qendrën e Përbashkët Koordinuese e cila jep udhëzime, gjurmon rrugën dhe kryen inspektime të anijeve që hyjnë dhe dalin nga portet e Ukrainës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy