Sarandë, 12-vjeçari plagos me thikë një djalë 3 vite më të madh

Sarandë, 12-vjeçari plagos me thikë një djalë 3 vite më të madh

Një grindje mes dy djemve të mitur për pak sa nuk është kthyer në tragjedi në Sarandë. Një 12-vjeçar ka plagosur me thikë në bark një djalë 3 vite më të madh se ai.

Sipas policisë së Sarandës, F.O., 15 vjeç, është paraqitur në spital me dëmtime të shkaktuara nga mjete prerëse (thikë).

Policia ka shkuar dhe ka marrë kontakt me shtetasin e dëmtuar, i cili është jashtë rrezikut për jetën, dhe si rezultat i hetimit paraprak ka rezultuar se në fshatin Qafë Gjashtë,  është goditur me mjet prerës (thikë), në bark, pas një konflikti për motive të dobëta që ka patur me shtetasin O.H., 12 vjeç.

Policia ka bërë dokumentimin e rrethanave të ngjarjes si edhe ka referuar materialet në Prokurori ndaj shtetasit O.H., për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy