Finlanda po përgatit paketën e 19-të të ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Kështu njoftoi sot ministrja e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen.
“Paketa tjetër e materialit mbrojtës aktualisht është duke u përgatitur”, shkroi Valtonen në X.
Më 25 gusht, presidenti finlandez Sauli Niinisto miratoi dërgimin e paketës së tetëmbëdhjetë të ndihmës ushtarake në Ukrainë për rreth 94 milionë euro.
Vlera totale e të gjithë materialit luftarak të dorëzuar në Kiev nga Helsinki është afërsisht 1.3 miliardë euro.



