Moti sot/ I kthjellët, temperaturat deri në 37°C

Moti sot/ I kthjellët, temperaturat deri në 37°C

Edhe gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme edhe këtë të martë.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore-malore shtim gradual të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Vranësirat e dendura më të theksuara në relievet malore në lindje. Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje si dhe zonën e Alpeve reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta.

Në relievet e larta malore të territorit në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërisht në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 37°C vlera më e lartë e cila pritet për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy