“Rama është pak pro serb”/ Zv.kryeministri i Kosovës shpërndan postimin, vjen sqarimi nga qeveria

“Rama është pak pro serb”/ Zv.kryeministri i Kosovës shpërndan postimin, vjen sqarimi nga qeveria

Në Facebook-un e zv.kryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi është shpërndarë një postim, ku kryeministri i Shqipërisë Edi Rama cilësohet pro-serb.

Kabineti ka reaguar duke bërë me dije se ka qenë një klikim i paqëllimshëm i butonit të shpërndarjes, raportojnë mediat në Kosovë. Po ashtu bëhet me dije se pak minuta pas shpërndarjes, postimi është fshirë.

“Ju kam thënë moti që Edi Rama është burrë i mirë, veç që është pak pro-serb!!”, shkruhej në një postim të Rasim Terziut, të cilin e shpërndau Bislimi.

Në foto shfaqeshin liderët e rajonit përkrah kancelarit gjerman Scholz në Samitin e Selanikut.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy