Një ditë para skadimit të afatit për t'u shprehur/ Presidenti Begaj kalon në heshtje ligjin për mjekësinë dhe legalizimin e kanabisit

Një ditë para skadimit të afatit për t'u shprehur/ Presidenti Begaj kalon në heshtje ligjin për mjekësinë dhe legalizimin e kanabisit

Teksa Kushtetuta ia njeh të drejtën kur Presidenti i Republikës nuk është 100% dakord me ligjet e ardhura nga Kuvendi, presidenti Bajram Begaj aprovoi me heshtje ligjin që detyron studentët e mjekësisë të punojnë nga 2 deri në 5 vite në spitalet publike pas përfundimit të fakultetit.

Të njëjtin aprovim Presidenti mësohet se dha edhe për legalizimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore.

Mes dekretimit dhe kthimit mbrapsht në Kuvend Bajram Begaj zgjodhi heshtjen duke mos penguar gjithsesi hyrjen në fuqi të dy ligjeve shumë të debatuara, trajtimi special për studentët e mjekësisë dhe legalizimin e kanabisit mjekësor.

Ai jo vetëm që nuk ktheu për rishqyrtim ligjin që detyron studentët e mjekësisë të punojnë deri në 5 vjet në spitalet publike, por nuk ktheu as ligjin për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Me heshtjen e tij, Presidenti i Republikës nuk pengoi ligjin e miratuar nga Parlamenti që bën Shqipërinë pjesë të atyre vendeve që do të lejojë kultivimin e bimës narkotike. 

Por teksa ai zgjodhi heshtjen me miratim të të dy ligjeve, për këtë akt do të mësohet nesër kur edhe skadon afati për t’u shprehur institucioni i Presidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy