Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet, Soko: Nuk mund të menaxhohet nga kompanitë private, shteti i ka garancitë e mjaftueshme

Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet, Soko: Nuk mund të menaxhohet nga kompanitë private, shteti i ka garancitë e mjaftueshme

Ministria e Financave në bashkëpunim me Bankën Botërore ka rihedhur për konsultim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. 

Skema e sigurimit do të administrohet nga një ent i posaçëm me kapital shtetëror që do të ngrihet për këtë qëllim.

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e MCN Economy se është mbështetës i këtij versioni pasi pagesat nuk mund të menaxhohen nga privatët.

Sipas Sokos vetëm shteti i ka garancitë e mjaftueshme që në rast fatkeqësie të dëmshpërblejë qytetarët.

Kam qenë ndër të parët që kam mbështetur këtë version sepse titulli detyrues që vendos qeveria për një pagesë atributive siç është pagesa e sigurimit të detyrueshëm për tërmetet, nuk mund dhe nuk duhet të menaxhohet nga privatët sepse qeveria është përgjegjësja në fund ku ne do të përplasim kokën në rast se ndodh fatkeqësia natyrore. 

Në të tilla ngjarje me përmasa të jashtëzakonshme, çdo privat mbart një risk të madh, atë të falimentit. Në rast se falimenton kompania ai që mbetet me gisht në gojë është qytetari. 

Do duhet që risiguruesi të jetë enti më i madh i mundshëm financiar që është buxheti i shtetit. Duke qenë se në këtë skemë garanti për pagesën, likuidimin, dëmshpërblimin e ngjarjeve që rrjedhin si pasojë e eventit është buxheti i shteti që është njësia më e madhe financiare në vend, kjo i jep garanci më të madhe qytetarit për të qenë i sigurt që në rast fatkeqësia do të dëmshpërblehet në kohë dhe sipas asaj që kërkon ligji. 

Duhet të jetë shteti se ka garancitë e mjaftueshme për ta administruar. Kompanitë e sigurimit luftojnë në një treg të hapur me produkte. Tregu është i hapur për produkte të tjera. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy