Pritet masa e sigurisë për agresorin e Berishës, Rusta: Shehu ka deklaruar që e qëlloi ish-kryeministrin sepse e urren (VIDEO)

Pritet masa e sigurisë për agresorin e Berishës, Rusta: Shehu ka deklaruar që e qëlloi ish-kryeministrin sepse e urren (VIDEO)

Gjykata do vendosë masën e arrestit për 31-vjeçarin Gerti Shehu që goditi me grusht Sali Berishën dy ditë më parë, teksa po protestonte.

Gazetari Arsen Rusta raporton se Gerti Shehu vijon të ketë dëshmi kontradiktore dhe se deklaron se e qëlloi ish-kryeministrin pasi e urrente.

Duke raportuar për MCN Live, Rusta thotë se Gert Shehu rrezikon deri në 3 vite burg për sulmin ndaj ish-kryeministrit, ndërsa nuk është mbyllur ende akuza për plagosje.

Gerti Shehu vijon te këtë dëshmi kontradiktore. Ai thotë se gjithçka e bënte pasi e urrente. Shehu vijon të jetë në ambientet e spitalit. Rezulton se Gerti Shehu është i përshirë në plagosje, në 2017 është dënuar me gjobë pas një marrëveshje. Në gusht të 2022 ai është falur nga një person që ka lënduar.

"Bëra atë që bëra pasi e urrej kryeministrin", ka deklaruar Gerti Shehu, por ende nuk ka dhënë një motiv të qartë. Gerti Shehu jetonte vetëm me mamanë e tij.

Goditja për shkak të detyrës dënohet deri më 3 vite. Prokuroria nuk e ka finalizuar dhe akuzën për plagosje. Do të jetë dhe akuza për plagosje ë lehtë. Maksimumi i dënimit për Gerti Shehun është 3 vite. Hetimet dhe verifikimet mund ta ndryshojnë situatën e tij para ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy