Bernie Sanders sfidon internetin pas memeve me foton e tij (FOTO)

Bernie Sanders sfidon internetin pas memeve me foton e tij (FOTO)

Fotoja e Bernie Sanders që prej ditësh qarkullon në rrjet si meme do të vihet në shërbim të kauzave të bamirësisë. Gjatë inaugurimit të presidentit Bide, senatori i Vermontit u fotografua i ulur në karrige, ndërsa mbante veshur një xhup të trashë, një palë doreza dhe maskë. Një jetë e tërë në politikë nuk e ka bërë aq të famshëm jashtë SHBA-ve sa fotoja ulur në karrige.

Imazhi i tij bën xhiron e botës prej katër ditësh. I vendosur në çdo vend të mundshëm, në krah të të njerëzve të njohur e të panjohur, në skenat e filmave dhe në piktura, “Sanders në karrige” tashmë do të mund të mbahet edhe veshur.

Bluzat me foton e tij shiten për 45 dollarë dhe të ardhurat do të shkojnë për bamirësi. “Sanders në karrige” ka rezultuar një ide e suksesshme, pasi bluzat janë shitur plotësisht në pak orë. Tashmë, ata që e duan një të tillë dhe e porosisin online, duhet të presin 4-8 javë për ta marrë. Të ardhurat shkojnë për mensat ku ushqehen njerëzit në nevojë.

“Thjesht isha ulur dhe mbledhur nga i ftohti, ndërsa përpiqesha t’i kushtoja vëmendje asaj që po ndodhte”, e shpjegoi Sanders situatën në “Late Night with Seth Meyers” një ditë pas ceremonisë.

Ajo që bëri më shumë përshtypje te senatori i Vermontit ishin dorezat, të cilat u zbulua se ishin thurur me dorë nga një mësuese në Esexx Junction.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy