Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, 26 viktima në 24 orë

Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, 26 viktima në 24 orë

Njëzetëegjashtë persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e virusit Covid-19. Autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se raste të reja të infektimit janë regjistruar 2,341 të infektuar, nga 6,193 teste të kryera.

Sipas raportit të publikuar, viktimat u regjistruan: 10 në Shkup, 3 në Gjevgjeli, nga 2 në Tetovë, Veles dhe Dojran dhe nga 1 në Kavadar, Ohër, Strumicë, Pallankë, Makedonska Kamenicë, Kumanovë dhe Shtip.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 8,266 persona, shumica prej tyre nga Shkupi. Sa i përket të infektuarve, 765 rastet e reja janë në Shkup, 115 në Manastir ndërsa numër më i vogël në 30 qytete tjera.

Raste aktive në nivel të Maqedonisë së Veriut janë mbi 21,000 persona. Të martën janë shëruar 1,470 persona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy