Beteja e Tragjasit për ujin/ Shytaj: Do thahemi për interesat e 11 investitorëve strategjikë

Beteja e Tragjasit për ujin/ Shytaj: Do thahemi për interesat e 11 investitorëve strategjikë

Aktivisti dhe banori i zonës, Arben Shytaj, për betejën e banorëve të Tragjasit në Vlorë, të cilët i kërkojnë qeverisë të mos e marrë ujin në burim por në lumë kërkon që uji të mos merret në burim, në mënyrë që të mos dëmtohen banorët e zonës.

Nga studio e “MCN Economy”, ai deklaroi se ndërtimi i një pusi aq të thellë që synon të furnizojë resortet, rrezikon tharjen e puseve të zonës dhe se shifrat e qeverisë për prurjet nuk kanë lidhje me realitetin. 

Sipas tij, specialistët janë vënë në shërbim të interesave të 11 investitorëve strategjikë të fuqishëm të mbështetur nga qeveria dhe u bien në qafë banorëve.

Në janar u habitëm kur pamë fadromat në zonë. Ne nuk dorëzohemi kollaj se kemi të drejtën me vete, plus dhe si komunitet, jemi të veçantë në kuptimin që atë që na duhet nuk e lëshojmë. 

Ne këmbëngulim në radhë të bindim qeverinë, qeveria thotë do ju bindim ne juve. Ndërkohë punimet janë ndërprerë.

Normalisht projektet fillojnë nga burimi i ujit drejt destinacionit. Ne me zor presim një ballafaqim. 

Ujësjellësi i Tragjasit dhe Radhimës aktualisht është tharë. Kanë nisur punimet prej vitesh dhe nuk janë përfunduar. 

Ne e kemi vuajtur përjetësisht pjesën e ujit dhe sot e kësaj dite vuajmë për ujin. 160 familje furnizohen aktualisht nga ujësjellësi ekzistues nga 30 minuta në 90 minuta. 

Pjesa tjetër kanë shpuar puse. Ndërtimi i një pusi aq të thellë, së pari do thajë puset. 

Specialistët janë vënë në shërbim të interesave të 11 investitorëve strategjikë të fuqishëm të mbështetur nga qeveria dhe na bien ne në qafë. Ai ujë nuk mjafton për ne. 

Sasia e ujit në një lumë nuk preket dhe rreth 300 litra ujë duhet të ikin në mënyrë të pa ngacmuar. 

Qeveria flet për 700 litra minimalja. Monitorimet e hidrogjeolgjisë janë me probleme. Projekti nuk merr fare parasysh interesat e Tragjasit, i cili sot është 500 shtëpi. 

Zona po zhvillon turizmin familjar. Kanë marrë në studim si do zhvillohet pjesa matanë për 25 vjeç, ndërsa ne nuk na kanë marrë në konsideratë dhe as pasojat për ujë.

Po ne nesër, fëmijët tanë, nipërit tanë. Qeveria nuk merr në konsideratë as nevojën e bujqësisë për ujë. 

Të vendosë gjyqtari që në fund të shtatorit të shkojnë të gjithë bashkë, eksperti i gjeologjisë, eksperti jonë dhe media dhe të bëjë matjen e prurjeve të ujit. 

Shifrat e qeverisë për prurjet, nuk kanë lidhje me realitetin. Nga na del 1300 litra prurje sipas qeverisë, ndërkohë që eksperti ynë e vlerëson 500 litra. 

Projekti është hartuar pa asnjë opinion nga banorët e Tragjasit. 

Konventat ndërkombëtare nuk lejojnë kalimin e ujit nga një basen në tjetrin, ose të paktën në masën 5%.

Green Coast është në gjendje të sigurojë ujë në zonën e vetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy