Zbardhet dosja për tenderin e uniformave (VIDEO)

Zbardhet dosja për tenderin e uniformave (VIDEO)

Tenderi për uniformat e policisë së shtetit që çoi në pranga 9 zyrtarë e ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme ka qenë i treti në hetim nga SPAK për procedurat e ndjekura nga ky dikaster në garën e prokurimeve publike. Në dokumentat që spak ka dorëzuar në gjykatë për vlerësimin e masave të sigurisë flitet edhe për një procedim të mëparëshëm penal I regjistruar në 23 Qershor të 2020, për një tender të produkteve shtazore. Një muaj më vonë këtij hetimi do t`i bashkangjitej tenderi për lavanderinë, ndërsa në shtator të po këtij viti, SPAK-ut do t`i drejtoheshin deputetët e opozitës në lidhje me tenderin e unifirmave të policisë.

Pas 10 muajsh hetime SPAK arriti të zbardhë  mekanizmin që coi deri në urdhërarrestet e disa zyrtarëve të ministrisë së brendshme.

Në materialin referues mbi të cilin është mbështetur dhe gjykata për vlerësimin e masave , prokuroria i është referuar një emaili të datës 22.08.2019, ku ish-drejtoresha e Prokurimeve Publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari, u është drejtuar anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, për mënyrën sesi duheshin vlerësuar ofertat e paraqitura për tënderin e uniformave.

Sipas saj, vlera referente duhet të ishte ajo e mesatares së çmimeve të marra në treg dhe jo e çmimit më të ulët, referuar praktikës së rekomanduar nga Agjencia e Prokurimeve Publike.

Kjo për shkak se sipas saj vendosja e alternativave në të dhënat teknike të artikujve, shkaktonte interpretime të gabuara tek operatorët ekonomike, si dhe problem në testimin e tregut, duke bërë që operatorë të ndryshëm të bazoheshin në alterativa të ndryshme në dhënien e çmimeve, pa analizuar efektivisht vlerën reale për një cilësi të caktuar të një artikulli.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy