Gazetari Mustafa Nano në emisionin Bilardo në MCN TV ka komentuar edhe lidhur me besimet fetare ku bëri të ditur se vetë është një ateist.
Ai tha se ka zgjedhur të mos besojë lidhur nga leximi i librave për fenë siç është Bibla dhe Kurani, megjithatë theksoi se beson se fetë i kanë bërë mirë botës. Sipas Nanos, shqiptarët e kanë marrë fenë në mënyrë sportive, bëjmë gjoja si besimtarë për paqen sociale.
Unë kam zgjedhur të jem ateist. Kam tentuar ta zhbiriloj mirë këtë çështje, jam ateist se ka dashur Enver Hoxha apo jam vërtet. Kam nisur të lexoj për fenë, kam lexuar biblën, kuranin dhe këto lexime më kanë bërë dhe më shumë ateist. Bibla dhe kurani, kush lexon kuranin do shohë një libër dhe jo një element që të besojnë se ky është një libër i shenjtë, por kush e lexon do shohë se kurani është një libër i shek. të 7 i shkruar nga arabë. Është një libër i krijuar nga njerëzit në kohën e caktuar. Bibla është një libër i shekullit të parë i shkruar nga hebrenjtë që kanë qenë në krizë atë moment.
Edhe pse jam ateist, nuk bëj pjesë tek ata njerëz që mendojnë se nëse nuk do ishin fetë në këtë botë, bota do ishte më i mirë, madje mendoj se fetë i kanë bërë mirë botës. Feja i ka bërë mirë shoqërisë, por që shoqëria jonë ka harmoni fetare kjo nuk është e vërtetë, në Shqipëri ka pasur gjithmonë një shkujdesje fetare dhe është mbi bazën e kësaj shkujdesje që ka ekzistuar gjithmonë një harmoni e quajtur nga ne, por nuk është harmoni sepse në momentin që shqiptarët do bëhen besimtarë të fortë të thekur këtu do të plasë keq. Shqiptarët e kanë marrë fenë në mënyrë sportive. Ne do bëjmë çmos që shqiptarët do jenë gjoja besimtarë për paqen sociale.
Më tej ai shtoi se nuk mendon se feja e bën njeriun më të mirë dhe se një besimtar është apriori më i mirë se ai që nuk është besimtar.
Unë nuk mendon se të dyve ne këtu tani na vjen një provë e madhe, nëse botës do i vinte një konfermë që Jezusi, Muhamedi janë figura legjendare nuk është se ata që kanë besuar menjëherë do bëheshin të këqij, por ata do mbeteshin ashtu si janë, besimi i ngushëllon lidhur me vdekjen, sepse besimtarët janë të terrorizuar nga vdekja dhe atyre u pëlqen shumë premtimi që ju bën libri i shenjtë, që vdekja është fillimi dhe jo fundi dhe kjo i ngushëllon ata. Ne i japim rëndësi jetës në tokë se këtë kemi të jetueshme nuk e gënjejmë veten, por dhe po të ekzistojë vërtetë jeta e përtejme, e siguritë që ti Denis dhe unë do të shkojmë në ferr.



