Çeku ngarkohet me drogë në Shqipëri, por në kufi i ndodh ajo që nuk e priste (FOTO)

Çeku ngarkohet me drogë në Shqipëri, por në kufi i ndodh ajo që nuk e priste (FOTO)

Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas nga Çekia në Hanin e Hotit, Shkodër, duke goditur kështu një tjetër tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Ai u kap me 19 kg kanabis. Në piken kufitare të Hanit të Hotit, në dalje të Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare me shërbim në vijën e dytë, kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar automjetin tip Opel, me targë 5AR2462, me drejtues Elchin Ragimov, cili kishte destinacion Malin e Zi.

dfc2e7cb-f3d1-4e5d-96fe-2d4ca0400165Gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit, shërbimet e policisë konstatuan 24 pako të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e parakolpit dhe pjesën e pasme.

Pakot ishin të mbështjella me letër natriban, ku pas peshimit rezultoi rreth 19 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

869450c5-cb28-4449-a596-1b04b49cdd37

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit:

Elchin Ragimov, 42 vjeç, banues në Pragë, Çeki.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë e parashikuar nga neni 283/a 22 i Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy