Edhe pse janë hedhur fakte të pakundërshtueshme që pjesa më e madhe e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, sa herë flitet për to, ndodh një zallamahi në politikën shqiptare. Realisht sa është penetrimi i xhelatëve të diktatuës në superstrukturën që zëvendësoi kastën e re politike?! Në eter dalin çdo vit pseodonime, por dhe tek tuk emra: që si mesazhe mafioze tentojnë të mbajnë peng politikanët e jo vetëm. Tema e Javës, e gazetares Luljeta Progni, këtë të dielë, ka në fokus pikërisht fenomenin “Hapja e Dosjeve”, si katalizator “lojërash politike”, shantazhesh dhe mungese transparence ndaj vetë historisë.



