Zbulohet kostoja shumë milionëshe e kurorëzimit të mbretit Charles

Zbulohet kostoja shumë milionëshe e kurorëzimit të mbretit Charles

Zbulohet kostoja e kurorëzimit të mbretit Charles të Anglisë, ku llogaritë e qeverisë tregojnë se 72 milionë paund nga paratë e taksapaguesve janë shpenzuar për këtë event.

Një raport vjetor nga Departamenti për Kulturën, Median dhe Sportin (DCMS) tregon se u shpenzuan 50.3 milionë paund për kurorëzimin. Kësaj shume i shtohen edhe 21.7 milionë nga kostot e policisë për ngjarjen mbretërore.

Kurorëzimi u bë më 6 maj 2023, duke shënuar kurorëzimin e mbretit Charles III dhe bashkëshortes mbretëreshë Camilla.

Raporti i DCMS thotë se ngjarja e kurorëzimit u përfundua me sukses, duke u gëzuar nga miliona njerëz si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në mbarë globin.

Ndër të tjera theksohet se shifra nuk përfshin kostot e bëra nga Ministria e Mbrojtjes, as këshillat vendorë, shërbimet e urgjencës apo organet e transportit.

E gjithë kjo ka të ngjarë të shtyjë faturën në mbi 100 milion paund.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy